AL
7
/ Modaliteti i përgjigjes / Pritja automatike në regjimin e kufjeve],
telefonatat hyrëse do të pranohen automatikisht nga telefoni juaj pas 5
sekondash vibrimi ose zile.
4. Nëse nuk dëshironi t'i përgjigjeni thirrjes, shtypni butonin END/ OFF
për të hedhur poshtë thirrjen.
Butoni END / OFF gjithashtu mund të përdoret për të shkëputur thirrjen.
5. Gjatë një telefonate, shtypni tastet e navigimit poshtë / lart, për të
zvogëluar ose rritur volumin e altoparlantit.
6.3. Thirrje urgjente, SOS
Ju mund të bëni menjëherë një thirrje urgjente, SOS, pa pasur kartelë
SIM. Rrjete të ndryshme mund të përdorin numra të ndryshëm të
urgjencës, prandaj ju lutemi kontaktoni me operatorin e rrjetit tuaj.
7. Mesazhet
Shërbimi i mesazheve është një shërbim i varur nga rrjeti, që ju lejon të
dërgoni dhe të merni SMS. Për më shumë informata, kontaktoni
ofruesin tuaj të rrjetit.
7.1. Shkruaj mesazh
Në regjimin Meny, zgjidhni Mesazhet> Shkruaj mesazhin.
Shënim: Për të dërguar SMS, duhet të keni numrin e saktë të qendrës
së mesazheve nga ofruesi i shërbimit të rrjetit. Mund ta kontrolloni dhe
ta ndryshoni qendrën e mesazhit në Meny> Mesazh> Preferecat e SMS>
SIM1 / SIM2> Preferencat e profilit.
Pëderisa shkruani një mesazh, shtypni # për të kaluar në mes të
mënyrave të hyrjes. Mesazhet tekstuale mund të përbëhen nga deri në
612 karaktere (deri në 252 karaktere për karaktere të theksuara).
Shtypni butonin e majtë butë [Options] gjatë redaktimit të mesazhit për
të hyrë në funksionet e mëposhtme:
- Dërgo në: Ju mund të specifikoni marrësin e mesazhit manualisht ose
ta zgjidhni nga Emrat.
- Dërgimi: Pas Shtimit të një Marrësi (që mund të bëni duke vendosur
një numër të drejtpërdrejtë telefoni ose nga Kontaktet), mund ta
dërgoni mesazhin duke zgjedhur <Opsione> Dërgo.
7.2. Mesazhet e pranuara
Ju mund të ruani mesazhet e pranuara në pajisjen tuaj, ose në kartelën
SIM dhe të aksesoni atë.