Riciklimi i ambalazhit
PARALAJMËRIM!
Mos lejoni që fëmijë të luajnë me
ambalazhin ose me pjesë të tij. Ekziston
rreziku i asfiksisë me pjesë të kartonit të
valëzuar dhe me fletën e plastike.
Për të arritur te ju në gjendje të mirë, pajisja
është mbrojtur me një ambalazh të
përshtatshëm. Të gjitha materialet e
ambalazhit janë të pajtueshme me mjedisin
dhe të riciklueshme. Ju lutem na ndihmoni për
ta ricikluar ambalazhin duke e mbrojtur
mjedisin!
E RËNDËSISHME!
Para se ta vini pajisjen në përdorim, lexojini
këto udhëzime me kujdes dhe në tërësi.
Përmbajnë informacione të rëndësishme për
ngritjen, përdorimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes.
Prodhuesi është i lirë nga çfarëdo
përgjegjësie në qoftë se informacionet në këtë
dokument nuk respektohen. Ruajini
udhëzimet në një vend të sigurtë për t'i arritur
lehtë në rast nevoje. Gjithashtu mund të jenë
të dobishme më pas për një përdorues tjetër.
KUJDES!
Kjo pajisje duhet të përdoret vetëm për
qëllimin e tij të parashikuar (përdorim
shtëpiak) në zona të përshtatshme, larg
shiut, lagështisë ose kushteve të tjera të
motit.
Udhëzime transporti
Aparati duhet të transportohet sipas
mundësisë vetëm në pozitën vertikale.
Ambalazhi duhet të jetë në gjendje perfekte
gjatë transportit.
Nëse gjatë transportit pajisja është vendosur
në pozicion horizontal (vetëm sipas
shënimeve të paketimit), këshillohet që, para
se ta vini në punë, pajisja të lihet për 4 orë me
qëllim që të bëhet i mundur kullimi i qarkut të
gazit ftohës.
Mosrespektimi i këtyre udhëzimeve mund të
shkaktojë avarinë e motorkompresorit dhe
anulimin e garancisë së tij.
Paralajmërime dhe këshilla të
veçanta
Mos e futni pajisjen në prizë nëse keni vënë
re një defekt.
Riparimet duhet të bëhen vetëm nga
personel i kualifikuar.
Në situatat vijuese ju lutem hiqeni pajisjen
nga rrjeti:
- kur shkrini plotësisht akullin e pajisjes;
- kur e pastroni pajisjen.
Për ta hequr pajisjen nga priza, tërhiqeni
spinën, jo kabllin!
Siguroni hapësirën minimale midis pajisjes
dhe murit kundër të cilit është vendosur.
Mos u ngjitni mbi pajisje.
Mos lejoni që fëmijë të luajnë ose fshihen
brenda pajisjes.
Mos përdorni kurrë pajisje elektrike brenda
ngrirësit për heqjen e akullit.
Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve
ngrohëse, sobave ose burimeve të tjera
nxehtësie dhe zjarri.
Mos lini derën e ngrirësit të hapur më
shumë sesa nevojitet për ta vënë ose nxjerrë
ushqimin.
Mos e lini ushqimin në pajisje në qoftë se
ajo nuk punon.
Mos mbani brenda produkte që përmbajnë
gazra të ndezshme ose të shpërthyeshme.
Mos mbani brenda pije me gas (lëng, ujë
mineral, shampanjë, etj.) në ngrirje: mund të
pëlcasë shishja. Mos ngrini pije në shishe
plastiku.
Mos hani kube akulli ose akullore
menjëherë pas nxjerrjes nga ngrirësi sepse
mund të shkaktojnë "ndezje ngrirësi".
Mos prekni kurrë pjesë metalike ose
ushqim të ngrirë me duar të lagështa sepse
duart tuaja mund të ngrihen shpejt mbi
sipërfaqet shumë të ftohta.